Jo vetëm Lukaku e Fofana/ Një Milan “XXL”, ja plani i drejtuesve për sezonin e ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 29, 2024 | 0:02

Jo vetëm Lukaku e Fofana/ Një Milan “XXL”, ja plani i drejtuesve për sezonin e ri

Një Milan XXL që përpiqet të luajë rolin e gjigantit në Itali dhe Europë. Gjuetia e muskujve është tendenca e merkatos së verës kuqezi. Talenti nuk mjafton, në ndeshjet kryesore duhen shpatulla të gjera. Për këtë klubi shikon me interes potencialin dhe fizikun e Fofanës, një mburojë për të mbrojtur prapavijën dhe mbi të gjitha po fokusohet te golat dhe përmasat e Lukakut si të jetë një referencë me peshë për sulmin.

Paulo Fonseka

Tifozët e Milanit kujtojnë aksionin e golit të dytë të Romës në ndeshjen e kthimit të çerekfinaleve të Ligës së Evropës: Romelu sprinton, çlirohet lehtësisht nga kontakti sup më sup ndaj Gabias dhe goli i Dybala do të vijë prej asaj zone. Belgu do të ketë nevojë gjithashtu për shpatulla të gjera për t’i bërë ballë presionit të një rikthimi të mundshëm në Milanon kuqezi.

Nuk është rastësi që pothuajse të gjithë qendërsulmuesit e synuar nga klubi janë mbi gjashtë këmbë të gjatë: nga Zirkze te Sheshko, nga Omorodion te vetë Lukaku. Ky i fundi në Itali ka treguar di të jetë golashënues por edhe të luajë për ekipin. Trajneri i ri kërkon që numri 9 i tij të dijë të ndër veprojë me shokët dhe më gjerë: ai do një ekip dinamik dhe dominues.

PYKË ME PESHË – I njëjti fizik që Milani kërkon në departamentet e tjera pasi dëshiron të kapërcejë me forcë distancën që e ndan nga Interi në Itali. Intensiteti i futbollit europian kërkon muskuj të tonifikuar, për të shënuar ose për të mos shënuar gola: përveç Romelu-s përpara dhe Fofanës në mes, ndër idetë për mbrojtjen është edhe Igor, për krahun e djathtë Emerson Rojal. Ata nuk janë lojtarë të vegjël të talentuar, por profile që dinë të tregojnë gjoksin.

Fonseka dhe stafi së shpejti do të kujdesen edhe për emrat e mëdhenj, në kuptimin e mirëfilltë, tashmë në shtëpi. Loftus-Çik shtoi soliditetin në mesfushë sezonin e kaluar: Milanit i mungonte një lojtar i tillë dhe tek ai ata gjetën diçka të pazëvendësueshme.

I njëjti supozim që klubi kishte ndjekur në kërkimin e tij për një qendërmbrojtës para se të mbërrinte në Milano, Malik Çau që sapo kishte përfunduar një sezon në serinë e dytë gjermane. Ai ishte i ri dhe jo me shumë përvojë, por sigurisht që kishte një fizik të shkëlqyer. Përkundrazi, shpenzuesit e mundshëm të skuadrës aktuale janë Benaser dhe Adli, të cilët janë shumë të lehtë.

RAFA ME FORCË – Ndërkohë Paulo Fonseka do t’i kërkojë Leaos të jetë më pak i luhatur dhe më i mprehtë. Rafa kujdeset për trupin e tij në mënyrë obsesive, duke u mbështetur edhe te një trajner personal. Dukshëm është rritur në krahasim me verën e vitit 2019, kur mbërriti te kuqezinjtë dhe peshorja e vërteton. Ai nuk ka vetëm goditjet e numrit 10 apo hapin e sprinterit, do të kishte edhe qëndrueshmërinë për të imponuar veten në duele.

Trajneri i ri do t’i kërkojë atij që të përfshihet më shumë. Për t’u bërë një lider i vërtetë, ai duhet të dijë të mbajë skuadrën mbi supe, teksa edhe kur driblimi dështon, duhet të jetë në gjendje të kthehet me forcë. Në projektin XL të Milanit të ri nuk janë vetëm Lukaku dhe Fofana, por edhe ideja për të përdoru fuqinë e tepruar fizike të Leaos. Rafa më qendror në lojë dhe më afër zonës në kërkim të golave të rinj. Edhe ato peshojnë fdjuna…

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"