Postuar: Qershor 5, 2018 | 9:43
Jonghong Li shpreson, 100 milionë euro dhe dosje 20 faqe për fatet e Milanit
Te Milani vijon puna me ritme të larta për të gjetur një financues që mund t’i huazojë Jonghong Lisë 100 milionë euro. Shuma në fjalë do t’u shërbente avokatëve të Milanit për t’u prezantuar me dosjen prej 20 faqesh në UEFA përpara se kjo e fundit të japë vendimin për klubin kuqezi.
Përjashtimi nga Liga e Europës duket tashmë i vendosur, me krerët e “Djallit” që po bëjnë një tentativë të fundit për të shpëtuar sezonin e ardhshëm të skuadrës së Xhenaro Gatuzos. Një garanci e tillë financiare ndoshta nuk do të evitonte përfundimisht ndëshkimet, por me siguri do të rriste shanset për të marrë një penalzim më të lehtë se sa ai i përjashtimit nga zyrat e Nionit.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"