Jordanesku, sinjale lamtumire: Faleminderit!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 3, 2024 | 18:01

Jordanesku, sinjale lamtumire: Faleminderit!

Trajneri i Rumanisë, Jordanesku jep sinjale lamtumire pas humbjes me Holandën.

Edward-Iordanescu

Numri një i skuadrës thotë se ekipi luajti mirë vetëm 20 minutat e para dhe pastaj e pati të vështirë sepse Holanda bëri një paraqitje të jashtëzakonshme. “Më vjen keq për tifozët sepse për mua ata janë tifozët më të mirë në botë. Jam krenar për djemtë që dua t’i falënderoj nga i pari tek i fundit për gjithçka bënë në këtë Europian.

Kishim përballë një skuadër shumë të fortë që bëri ndeshje të mirë. E ardhmja? Për momentin nuk mund të them asgjë. Di që familja ime ka nevojë që të kaloj më shumë kohë për ta. Nuk mund të them tani se çfarë do të ndodhë. Por do të flas me familjen”, përfundoi ai.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"