Juventusi ia vodhi Interit brenda 24 orëve të fundit, zyrtarizohet transferimi i futbollistit kolumbian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 18, 2024 | 21:40

Juventusi ia vodhi Interit brenda 24 orëve të fundit, zyrtarizohet transferimi i futbollistit kolumbian

Huan David Kabal duhej të ishte mbrojtësi i ri i Interit. Por në 24 orët e fundit ka ndryshuar gjithçka dhe ai sot është prezantuar si qendërmbrojtësi i ri i Juventusit.

kabal

Futbollisti 23-vjeçar kolumbian, është transferuar nga radhët e Veronës te Juventusi, edhe pse për javë me radhë kishte qenë në bisedime me Interin dhe pritej t’u bashkohej zikaltërve.,

Por Juventusi mundi konkurrencën duke marrë për bazë edhe dëshirën e lojtarit dhe pasi kreu me shpejtësi vizitat mjekësore, erdhi sot edhe firma në kontratë, që e lidh me këtë klub deri në vitin 2029. Juventusi bëri të ditur se ka paguar 11 milionë euro në arkat e Veronës, me pagesa të tjera që shkojnë në 1,8 milionë euro si dhe bonuse deri në 2 milionë euro të arritshme në bazë të objektivave të caktuar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"