Juvja shfryn edhe Vlahoviçin, tani shënon çdo 331 minuta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 1, 2024 | 19:34

Juvja shfryn edhe Vlahoviçin, tani shënon çdo 331 minuta

Askush nuk do të donte ta mendonte se ku mund të kishte përfunduar Juventusi pa golat e Dushan Vlahoviçit. Sulmuesi serb është i vetmi nga sulmi që ka mbajtur peshën e rëndë të sezonit, edhe pse në këtë fazë të dytë të dobët për bardhezinjtë, ka shënuar më shumë sesa në të parën.

Dusan-Vlahovic-oh-no-Juventus-900x502

Gjithsesi, fakt është se së bashku me “Zonjën e Vjetër” në këtë fund sezoni, ka nisur që të fiket edhe gjiganti 24-vjeçar. Nëse Vlahoviç e nisi sezonin duke pasur një mesatare prej 1 goli çdo 132 minuta në periudhën gushtnëntor 2023, në të cilën realizoi 5 herë në 11 prezenca, shpërthimi i tij erdhi në tri muajt që pasuan.

Po, pikërisht kështu, sepse mes dhjetor 2023 dhe shkurt 2024, Dushan realizoi plot 10 gola në 14 ndeshje, duke arritur që të ketë një mesatare prej 1 golit çdo 97 minuta, pak a shumë 1 goli për ndeshje. Por me krizën që kaploi skuadrën, edhe Vlahoviç ka nisur të fiket dhe në një mënyrë të frikshme madje, duke qenë se ai mes marsit dhe prillit ka ulur 4 fish ritmin e tij me golin, duke kaluar në vetëm 2 realizime në 2 ndeshje, ose 1 gol çdo 331 minuta. Dhe me një mesatare të tillë, Champions-i dhe Kupa e Italisë bëhet më e vështirë…

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"