Ka balotazh në sulm, ja plani i Partizanit në betejën e Tbilisit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 25, 2024 | 8:40

Ka balotazh në sulm, ja plani i Partizanit në betejën e Tbilisit

Dje në orën 18:00 Partizani ka kryer stërvitjen e fundit në stadiumin “Mikheil Meskhi” të Tbilisit, ku sot në të njëjtën orë do të zhvillojë ndeshjen e parë të turit të dytë të Ligës së Konferencës.gfhhgPartizani vjen në këtë betejë pas një kualifikimi pa shkëlqim dhe plot vështirësi kundër Marsaslokut dhe gjen një kundërshtar të barabartë sa i përket cilësisë dhe mënyrës së lojës. Ky fakt e shndërron këtë betejë në një provë forcë, ku ekipi nënkampion do të kërkojë të heshtë kritikët dhe të konfirmohet si skuadra e vetme, që ka forcën të nderojë Shqipërinë në arenën europiane.

Trajneri Shehi do të duhet të bëjë pa Prekën dhe Muratajn në këtë sfidë, të cilët për shkak dëmtimesh nuk kanë udhëtuar me skuadrën. Ndryshe ka ndodhur me Taipin, i cili e ka kaluar tërësisht dëmtimin e pësuar dhe është gati për këtë sfidë. Prej faktit që nuk luan prej shumë javësh, Shehi pritet ta llogarisë nga stoli, për të parë sesi do të vijojë rrjedha e ndeshjes.

FORMACIONI – Shehi nuk bën pjesë te trajnerët që bëjnë eksperimente edhe kur nuk është nevoja dhe formacionin fitues nuk e ka zakon ta ndërrojë. Nisur nga kjo, rreshtimi në Gjeorgji pritet të jetë i ngjashëm me atë të Maltës. Në mesfushë, në vend të Muratajt pritet Mehmeti, teksa edhe Keko mund të fitojë një fanellë titullari përpara Bintsukës, pas paraqitjes pozitive të bërë në Maltë.

Zeka dhe Piloto janë opsionet e ardhura nga merkato, por duket se ende nuk janë shfaqur ende në formën e duhur sa për t’i nisur si titullarë këto sfida. Trajneri Shehi nuk i preferoi asnjë minutë në ndeshjen e fundit. Nisur nga fakti se nuk ka në dispozicion “uingera” në gjendje për të bërë diferencën, trajneri duket se ka vendosur të aplikojë 3-5-2.JKKDENIS LALA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"