Ka dal kampion me Dinamon e Skënderbeun, ish-mbrojtësi merr drejtimin e Burrelit. Dikson “divorcohet” me matjanët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 27, 2024 | 22:05

Ka dal kampion me Dinamon e Skënderbeun, ish-mbrojtësi merr drejtimin e Burrelit. Dikson “divorcohet” me matjanët

Burreli e mbylli sezonin futbollistin nën drejtimin e një trajneri kurbinas, Klevis Hima, por për edicionin e ri pankina pritet që të ndryshojë. Gjasat janë që skuadra matjane në vazhdim të drejtohet nga një trajner lezhjan, i cili është në hapat e para të trajnimit, ndonëse si futbollist ka fituar trofe të shumtë, si ka qenë pjesë e të gjitha ekipeve Kombëtare.

BICAJ djathtas, burreli

Pikërisht bëhet fjalë për Ditmar Bicajn, i cili në sezonin e fundit kaloi një eksperincë si zv.trajner te Flamurtari. “Panorama Sport” mëson se palët e kanë gjetur akordin dhe pritet vetëm zyrtarizimi i marrëveshjes dhe emërimi i 35-vjeçarit në krye të skuadrës së Burrelit. Gazeta kontaktoi dje me ish-mbrojtësin, i cili e konfirmoi lajmin dhe pret që klubi ta bëjë zyrtare këtë lëvizje. “Është e vërtetë që kam biseduar me drejtuesit e Burrelit për të marrë drejtimin e skuadrës në sezonin e ri. Gjërat janë në rrugën e duhur dhe shpresoj që projekti që ka klubi të realizohet me sukses duke bërë edhe një merkato të studiuar. Kaq mund të them për momentin, por shpresoj që gjërat të shkojnë sipas planeve”, u shpreh Ditmar Bicaj shkurtimisht për “Panorama Sport”.

Largohet Dikson- Pas përfundimit të sezonit të fundit, ku mbijetesa në Kategorinë e Parë u arrit në javën e fundit, Burreli ka nisur pushimet. Kjo periudhë do të shoqërohet edhe me largime dhe afrime, ku padyshim aktualisht flitet vetëm për “divorce”. I larguari i radhës nga radhës e matjanëve është mbrojtësi nigerian, Eçe Dikson, i cili në para një viti erdhi nga Dinamo. 23-vjeçari ishte një nga shtyllat e mbrojtjes së Burrelit, ku u aktivizua në 24 ndeshje dhe shënoi edhe një gol. Ka qenë vetë klubi që përmes një njoftimi në rrjetet sociale ka zyrtarizuar “divorcin” me mbrojtësin Dikson.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"