Ka ndërruar 11 klube në 8 vite, blerja e re e Partizanit kërkon të gjejë vazhdimësinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 1, 2024 | 22:22

Ka ndërruar 11 klube në 8 vite, blerja e re e Partizanit kërkon të gjejë vazhdimësinë

Partizani godet më në fund në merkato. Klubi i kuq ka arritur marrëveshjen me Agim Zekën, një nga sulmuesit anësorë më të spikatur të sezonit të kaluar. 25-vjeçari ishte pjesë e Erzenit deri para pak javësh, ku ra në sy për teknikën dhe ndikimin në lojën e shijakasve. Ai shënoi 5 gola dhe dhuroi 4 asiste në 34 ndeshje.zekaZeka vjen te Partizani si lojtar i lirë, pas mbylljes së kontratës me Erzenin, që sezonin e ardhshëm do të luajë në Kategorinë e Parë. Bëhet fjalë për një kontratë 2-vjeçare, teksa dje Partizani e prezantoi zyrtarisht përmes llogarive të klubit në rrjetet sociale. Ditën e sotme Zeka pritet t’i bashkohet skuadrës në qytetin e Pogradecit, për t’u stërvitur me ekipin në këto tri ditë të mbetura në fazën përgatitore.

NË KLUBE “BIG” – Ai në të shkuarën ka qenë pjesë e klubeve si Lilë, Muskron apo Austria Vjenë. Luis Kampos, drejtori sportiv aktual i PSG-së, ishte ai i cili në vitin 2017 insistoi për ta blerë djaloshin nga Skënderbeu për 300 mijë euro, duke e transferuar te Lila, pasi e monitoroi në ndeshjet e kombëtares U-19 të Shqipërisë. Aventura në Francë nuk shkoi siç pritej dhe Zekës iu desh të shëtiste në disa klube si i huazuar, pa arritur të ambientohet dhe të lërë gjurmë në arenat e mëdha të futbollit. Në vitin 2021 Agimi iu bashkua Dritës në Kosovë, për të luajtur më pas edhe me Prishtinën, ekipin e vendlindjes, dhe Drenicën. Vjet firmosi me Erzenin dhe tashmë vjen te Partizani në tentativën “numër 2” për rikthimin në skenat e mëdha të këtij sporti.

TRESHE E FORTË – Me ardhjen e Zekës, Partizani mbyll një “gropë” të madhe në krahun e djathtë të sulmit dhe formon një dyshe të fortë anësorësh me Carën dhe Zekën. Tashmë misioni i vetëm i stafit kryeqytetas është për ta sjellë lojtarin nga Prishtina në formën e duhur përpara Europës. Koha nuk premton shumë.111DENIS LALA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"