“Ka një Zot lartë që shikon”, ish-kapiteni shkodran “thumbon” Nevil Deden pas largimit nga Elbasani 

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 1, 2024 | 21:18

“Ka një Zot lartë që shikon”, ish-kapiteni shkodran “thumbon” Nevil Deden pas largimit nga Elbasani 

 Ish-kapiteni i Elbasanit, Abaz Karakaçi nuk ka nguruar të “thumbojë” ish-trajnerin e tij Nevil Dede, menjëherë pas bërjes publike të lajmit se tekniku kryeqytetas ka ndërprerë bashkëpunimin me verdhëblutë. 

karakaci

 “Ka një zot lart që shef dhe vendos çdo gjë në vendin e vet”, shkruan Karakaçi në Instagram.  

-900-0-1719841247xscreenshot-1-293

Kujtojmë që futbollisti shkodran u largua pak javë më parë nga Dede, që nuk e kishte në planet e tij për sezonin e ri. Vendimi përforcohet më shumë, edhe nga reagimi i Karakaçit në rrjetet sociale.  

dedee

Kujtojmë që trajneri 49-vjeçar arriti të përmbushte me sukses objektivin për rikthimin e Elbasanit në Superiore, por më pas palët nuk gjetën gjuhën e përbashkët për të vijuar bashkëpunimin.   

 PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"