Ka shënuar 3 gola deri tani në Europian, Nagelsman i thur elozhe Musialës: Luan në mënyrë magjike, është thjesht i shkëlqyer

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 30, 2024 | 9:10

Ka shënuar 3 gola deri tani në Europian, Nagelsman i thur elozhe Musialës: Luan në mënyrë magjike, është thjesht i shkëlqyer

Xhamal Musiala vulosi fitoren e Gjermanisë kundër Danimarkës mbrëmë në minutën e 68-të falë një asisti të Shloterbek. Ky është goli i tij i tretë në Europian. 

Jamal-Musiala-Julian-Nagelsmann-Germany

Pas fitores edhe trajneri Julian Nagelsman i thuri elozhe 21-vjeçarit.

“Unë dua që Xhamal Musiala të vazhdojë të luajë në këtë mënyrë magjike, sikur të jetë në një fushë të vogël kudo në Gjermani apo Angli… nuk ka rëndësi. Ai duhet të luajë sikur të jetë duke luajtur futboll me miqtë e tij. Mos të mendojë për presionin, ai është thjesht i shkëlqyer në të luajtur futboll”, u shpreh ai.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"