Kalendari “i çmendur”, Reali luan deri 72 ndeshje! Lojtarët ngrenë zërin: Në këto kushte është e pamundur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 24, 2024 | 10:03

Kalendari “i çmendur”, Reali luan deri 72 ndeshje! Lojtarët ngrenë zërin: Në këto kushte është e pamundur

Zonja dhe zotërinj, mirë se vini në sezonin 2024- 2025 të Realit të Madrid, të cilit mund t’i duhet të luajë deri në 72 ndeshje në njëmbëdhjetë muaj! Një çmenduri! Një furi prej 72 ndeshje në 334 ditë.

real

Gjithçka nis me një finale më 14 gusht 2024 (Superkupa e Evropës) dhe kulmin mund ta rrijë më 13 korrik të vitit 2025 (finale e mundshme në formatin e ri të Kupës së Botës për Klube). Një maratonë rraskapitëse dhe që ka ngjallur mosbesim në klubin e Realit të Madridit dhe që ka parë futbollistët të indinjuar. “Është e pamundur”, tha Dani Karvahal i pyetur për këtë temë të nxehtë. Sepse lojtarëve do t’i duhet të përballojnë një sezon me mesatarisht një ndeshje çdo 4,5 ditë. Kjo mesatare që do të nisë nga gushti 2024 deri në korrik 2025. Janë dhjetë ndeshje më shumë se në sezonin e kaluar. Dhe një kompeticion më shumë, rikthimi i Kupës Interkontinentali. Çmenduri edhe për një ekip me përbërje të shkëlqyer si Reali i Madridit: 72 ndeshje dhe shtatë tituj në lojë por dhe një mbingarkesë për t’u mos nënvlerësuar. “Nëse lojtarët nuk ngrihen, është një betejë e humbur”, ka deklaruar për këtë temë trajneri i Sitit, Pep Guardiola.

ÇFARË NDRYSHON? – Për Realin, që bëhet i vetmi klub që mund të garojë për 7 trofe sezonalë, futja në lojë e kompeticioneve të reja apo formatimi i atyre ekzistuese e rrit me 10 ndeshje të tjera numrin aktual të takimeve që do të duhet të luajë në një sezon. Më saktësisht: katër nga Liga e Kampioneve, një nga rikthimi i Kupës Interkontinentale dhe pesë nga Kupa e re e Botës për Klube. Pjesa tjetër e garave mbeten ashtu siç ishin. Por përmbledhja është se sezonet mund të kenë dhjetë ndeshje shtesë dhe, mbi të gjitha, të zgjasin 44 ditë të tjera. Me formatin e vjetër, gjithçka do të kishte përfunduar më 31 maj (data e finales së Ligës së Kampioneve 2025), por me atë që tashmë hyn në fuqi, pika e fundit mund të shtyhet deri në… 13 korrik! Ritmi sportiv është pothuajse i njëjtë (ai shkon nga një lojë çdo 4.7 ditë në një çdo 4.5), por sezoni fillon të zgjasë më shumë se një muaj shtesë. Dhe barra, padyshim, është më e madhe. Gjithçka, në këmbët që tashmë tentojnë të mbërrijnë të ngarkuara me numrin aktual…

Liga e Kampioneve e riformatuar paraqet mundësinë e zhvillimit të katër ndeshjeve të tjera: faza e grupeve ndryshon nga gjashtë në tetë dhe lind raundi i 1/16-ave për ata që nuk kanë përfunduar në krye të tabelës në sistemin e rregullt. Kupa Interkontinentale do të luhet në dhjetor, por kampioni i Champions League shkon direkt në finale, ku e pret një rival i një shorti të mëparshëm (Okland Siti, Paçuka dhe kampionët e Champions aziatike dhe afrikane dhe, natyrisht, Libertadores). Dhe së fundi, Botërori i ri për Klube, bomba e madhe në kalendar: një format me 32 ekipe që luhet çdo katër vjet… dhe zhvillohet në vitin 2025 . Ajo që ishte një turne me dy ndeshje në shkurt bëhet shtatë në qershor-korrik. Kulmi i sezonit. Nëse Madridi arrin në finale, ata do të luajnë deri më 13 korrik. Një kurs që do të ketë nisur më 14 gusht.

“Pas këtij sezoni (55 ndeshje, nga të cilat ai luajti 41), ndihem më energjik se kurrë. Por duke parë se çfarë do të vijë vitin e ardhshëm… me Superkupën jashtë Spanjës, një Botëror për Klube që të largon edhe një muaj nga shtëpia dhe një tjetër Ligë të Kampioneve… Është një kalendar i pazbatueshëm dhe niveli i ndeshjeve do të bjerë, sepse është e pamundur ta mbajmë ritmin çdo tri ditë”, deklaroi Karvahal. Sinjali është i qartë edhe nga Madrid!hjhLEDJO SEFERKOLLI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"