Kampionët e Egnatias në fushë, fokusi te… Vikinguri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 20, 2024 | 17:26

Kampionët e Egnatias në fushë, fokusi te… Vikinguri

Egnatia ka lënë pas eliminimin nga Liga e Kampionëve dhe dje ka filluar përgatitjet për duelin e parë kundër Vikingurit, i vlefshëm për turin e dytë eliminator të Ligës së Konferencës. Ndeshja e parë luhet më 25 korrik në Reikjavik.

egnatia

Rrogozhinasit do të harrojnë zhgënjimin ndaj Borac Banja Lukës, duke kërkuar që të kalojnë jo vetëm kundërshtarin islandez, por të shkojnë deri në grupet Ligës së Konferencës.

Trajneri Tetova ka vijuar me ritëm të lartë stërvitjen në kompleksin stërvitor në Lekaj. Para seancës ai ka folur me futbollistët, duke marrë përgjegjësitë dhe duke i inkurajuar ata për sfidat e radhës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"