Kampioni i ri i Uimbëlldonit, Alkaraz merr urimin nga idhulli i tij! Rafael Nadal: Na dhurove një kënaqësi të jashtëzakonshme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 17, 2023 | 10:00

Kampioni i ri i Uimbëlldonit, Alkaraz merr urimin nga idhulli i tij! Rafael Nadal: Na dhurove një kënaqësi të jashtëzakonshme

Karlos Alkaraz ka hyrë në histori me një fitore epike në një nga turnetë më të rëndësishëm të tenisit botëror, Uimbëlldon. Ai mposhti në finale pas 5 setesh, serbin Novak Xhokoviç.Collage Maker-17-Jul-2023-09-47-AM-866

Spanjolli mori urime të shumta pas triumfit, por më i rëndësishmi padyshim ishte ai i idhullit të tij, Rafael Nadal.

“Urime Karlos, na ke dhuruar një kënaqësi të jashtëzakonshme dhe jam i sigurt se pionieri i tenisit spanjoll, Manolo Santana gjithashtu ka festuar atje ku është këtë Uimbëlldon që tashmë edhe ti e ke fituar dhe e ke pjesë të karrierës tënde. Të dërgoj një përqafim të fortë dhe shijoje momentin, Kampion”, shkruan Rafa në “Twitter”.

Rikujtojmë se Alkaraz bëhet tenisti i tretë që e fiton Uimbëlldon pas Manolo Santanas në vitin e largët 1965 dhe Rafael Nadal që e ka fituar dy herë në vitet 2008 dhe 2010.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"