Kaosi në Vlorë vazhdon, Flamurtarit i ikën mbrojtësi dhe rrezikon yllin argjentinas
Pas shumë largimeve në muajin janar prej financave të pashlyera, si Bushiç, Alvesh, Siljanovski apo edhe Useini, Flamurtari është tronditur sërish këtë të martë.
Mbrojtësi Albi Alla është larguar nga vlonjatët. Siç e kishte lajmëruar “Panorama Sport”, pas ofertës së marrë nga Kina, nga klubi i kategorisë së dytë, Janbian, ai ka vendosur të shkëpusë marrëdhëniet me kuqezinjtë.
Alla ka gjetur mirëkuptimin e drejtuesve të Flamurtarit, dhe tashmë pritet të zyrtarizohet në Kinë. Largimin ai e ka njoftuar edhe në Instagram, nëpërmjet një postimi ku shkruan: “Që sot nuk do jem më pjesë e Flamurtarit. Falenderoj çunat e ekipit për këto 6 muaj të kaluara në mënyrë të shkëlqyeshme së bashku, një grup shumë i fortë që do e mbaj mend gjatë. Falenderoj drejtuesit e klubit për mirëkuptimin dhe presidetin Sinan Idrizi për mbështetjen e tij në lidhje që karriera ime futbollistike të eci sa më përpara dhe dume mos më krijuar asnjë lloj pengese. Do ju jem gjithmonë mirënjohës qytetit të Vlorës dhe flotës. Me respekt, A.A.6”
Nga ana tjetër, ofertë për tek klubi aziatik ka pasur edhe fantazisti Agustin Torasa. Argjentinasi ka kërkuar që të largohet, pasi nuk është shlyer as financiarisht, por ende nuk e ka marrë lejekalimin, dhe tashmë pritet si do të shkojnë gjërat.
Edhe Torasa, ka bërë një postim në Instagram, ku shkruan: “Faleminderit çuna!”, dhe rrit akoma më shumë shanset për një largim të mundshëm.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"