Kapiteni Alikaj jep garanci për elitën
Kjo fundjavë do të jetë mjaft e rëndësishme për skuadrën e Kastriotit, pasi do të presë në shtëpi Korabin e vendit të parë. Kapiteni i krutanëve, Enkel Alikaj, ka folur për këtë përballje, e cila do të vendosë edhe skuadrën që do të kryesojë grupin.
“I siguroj tifozët krutanë se Kastrioti sezonin e ardhshëm do të luajë mes ekipeve më të mira të futbollit shqiptar. Këtë do ta tregojmë që këtë javë, në ndeshjen ndaj Korabit, që na e ka marrë vendin e parë pa meritë, pasi me atë që kemi dhënë në fushë e meritonim ne këtë pozicion.
Gjithsesi, me përbërjen që kemi, shkëputjen me rivalët do ta bëjmë shumë shpejt. I respektojmë kundërshtarët, por jemi një hap para tyre.
Ndeshja e kësaj jave për ne është si çdo takim tjetër, kështu që synimi kryesor është vetëm fitorja”, ka thënë Alikaj, i cili ka një eksperiencë të gjatë pasi është aktivizuar me disa skuadra të njohura në Superiore dhe në Kategorinë e Parë.
Përgatiti: Liridon PASHA
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"