Kapiteni i shpall besnikëri Tomorit edhe në të Dytën, ja apeli i Çaços për drejtuesit e klubit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 8, 2024 | 15:55

Kapiteni i shpall besnikëri Tomorit edhe në të Dytën, ja apeli i Çaços për drejtuesit e klubit

Tomori duket i vonuar për projektin e sezonit të ri. Megjithatë, kjo amulli nuk e pengon kapitenin Ervis Çaço, që t’i shprehë besnikërinë e tij skuadrës beratase edhe në Kategorinë e Dytë.

Caco 8

“Si kapiten kam detyrimin që t’i shërbej deri në fund skuadrës. Kapiteni është i detyruar që ta braktis i fundit anijen, ndaj i shpreh besnikëri të plotë Tomorit. Dua t’i shërbej skuadrës të zemrës dhe falë detyrimit për fanellën dhe tifozërinë e mrekullueshme, mendoj se çdo sakrificë për Tomorin edhe në Kategorinë e Dytë do t’ia vlente plotësisht.

Në këto momente kërkoj nga klubi dhe bashkia të nxitojnë dhe të na bëjnë publik projektin e rimëkëmbjes së Tomorit, pasi çdo vonesë shkakton pasoja. Dua t’u kujtoj institucioneve përgjegjëse, që të mos bëjnë gabimet e së kaluarës, sepse Tomori është më shumë se sa i rëndësishëm nga fushat e tjera të jetës, ku është e fokusuar momentalisht Bashkia e Beratit”, u shpreh kapiteni Çaço për “Panorama Sport”.

EDI SPAHIU- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"