Kapiteni paralajmëron ekipin përpara duelit me Danimarkën, Gyndoan: Reali është modeli ideal për Gjermaninë në Europian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 29, 2024 | 10:27

Kapiteni paralajmëron ekipin përpara duelit me Danimarkën, Gyndoan: Reali është modeli ideal për Gjermaninë në Europian

Përpara ndeshjes me Danimarkën, kapiteni Ilkai Gyndoan “shpalli” Real Madridin si model për kombëtaren gjermane të futbollit.

gyndoan

DEKLARATA – “Nëse shikoni Real Madridin, skuadrën e klubit më të suksesshëm të dekadës së fundit dhe madje edhe më gjatë, se si ata kurrë nuk u panikosën dhe mbajtën gjithmonë qetësin, kjo është e jashtëzakonshme”, tha Gyndoan, strateg i mesfushës ndaj rivalëve më të mëdhenj të Barcelonës për “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, para fazës së 1/8-ave kundër Danimarkës (e shtunë, ora 21:00). “Duhet të dini gjithashtu, kur është momenti në anën time dhe kur duhet të ndëshkoj realisht kundërshtarin.

Përndryshe ju do të dënohemi shumë shpejt. Në futboll te kombëtarja kemi pasur shumë ndeshje me nokaut, në të cilat ne ishim favorit absolut dhe më pas jemi eliminuar. Sepse bëmë gabime”, tha mesfushori 33-vjeçari, i cili e sheh veten përgjegjës si kapiten në këto momente. “Dua të ndërgjegjësoj njerëzit se ka faza në të cilat ne jemi pak prapa në letër. Kjo interpretohet shpejt negativisht nga jashtë, ama është krejtësisht normale. Ne jemi një ekip që kemi posedimin e topit. Por duhet të durojmë që kundërshtari të ketë topin për një minutë, për 15, 20 pasime pa u nervozuar. Ndonjëherë humbasim durimin, pastaj nuk e njohim momentin e duhur për të shtytur, vjen shumë vonë dhe vrapojmë kot pas topit.

Pothuajse na kap paniku. Qëndrimi i qetë dhe pranimi i këtyre gabimeve është një hap që duhet na shërbejë, përndryshe gjithçka do bëhet shumë e vështirë. Mjafton të fokusohemi te dueli i fundit kundër Zvicrës. E nisëm shumë mirë ndeshjen, por më pas e humbëm përqendrimin dhe loja nga rreshkëti prej duarve, saqë pësuam edhe gol, madje mund të ndëshkoheshim edhe më rëndë”, përfundoi Gyndoan.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"