“Karriera s’mësohet”, Maldini replikë “me spond” ndaj Kardinales: Kam përvojë si askush, vizionin s’e shpjegoj dot me ‘Exel’
Paolo Maldini, legjenda e Milanit dhe ish-drej tues në të njëjtin klub, gjatë një interviste, ka folur për jetën e tij te kuqezinjtë, me të gjitha ndryshimet që kanë ndodhur në klub. Të shumta temat e cekura e nuk po mund të mungonte ndonjë fjali polemizuese.
Ta nisim nga fundi. Si ishin ditët tuaja si drejtues i Milanit?
Kur isha menaxher, duke pasur 25 vite eksperiencë dhe duke kujtuar atë që kam ndjerë në momentet e vështira të cilat ishin të shumta, jam munduar ta shfrytëzoj sa më shumë këtë eksperiencë dhe të mundohem të mbështes ata që janë djem shumë të rinj. Për mendimin tim kam ende shumë punë për të bërë sepse për mua është një territor i pa eksploruar.
Përse u shkarkuat nga Kardinale?
Shumë pronarë të huaj nuk e njohin mirë temën dhe as nuk duan të përballen me atë lloj problemi sepse nuk i kanë mjetet për të qenë në gjendje për ta bërë këtë. Ne e dimë shumë mirë rëndësinë e mbështetjes për lojtarët, duke përfshirë edhe në nivel moral, si para dhe pas ndeshjeve apo gjatë seancave stërvitore. Është gjithashtu e rëndësishme të shohim se si ata stërviten për të kuptuar se me kë po flasim.
Unë gjithmonë them se këto janë gjëra të paprekshme, por ato bëjnë pasuritë e klubeve. Dhe gjërat e paprekshme që vështirë se mund të shpjegohen në një fletë Excel për pronarët e rinj janë jashtë mundësive ose kontrollit të një pronari. Duket sikur keni një formulë magjike, por nuk është ashtu pasi bëhet fjalë për diçka që do t’ju bënte të suksesshëm nëse do ta kishit. Suksesi nuk do të thotë vetëm të fitosh, por gjithashtu do të thotë të përpiqesh të bësh më të mirën që mundesh.
Pas një jete si futbollist, sa monotone mund të jetë jeta si drejtues?
Nuk do ta konsideroja si rrugë monotone, por përkundrazi plot ulje-ngritje dhe po me aq kënaqësi. Besoj se fati i një futbollisti që luan në një skuadër është të gjejë një klub që ka të njëjtat ambicie dhe që ka ende mundësinë për të arritur nivelin maksimal. Unë si futbollist pata fatin të kisha, përveç talentit, një ekip që synonte objektivat më të larta: ky, besoj, ishte sekreti numër një për të pasur një karrierë kaq të gjatë brenda një klubi ku më pas e gjeta veten edhe si drejtues.
Sa ka ndryshuar futbollit krahasuar me kohën tuaj?
Në vitet e para nuk kishte shumë video, praktikisht kishe mundësinë e vetme të transmetohej drejtpërdrejt në televizionin kombëtar. Nuk kishit mundësi t’i njihje karakteristikat e kundërshtarit përveçse nëpërmjet vëzhguesve të klubit që shkonin për të parë ndeshjet, por të gjitha ishin me të thënë. Nuk mendoj se ka pasur më pak profesionalizëm, ka pasur më pak njohuri dhe më pak mjete për ta bërë atë lloj sporti më profesional, jo nga përkushtimi por pikërisht nga njohuritë.
Përse Italia po vuan kaq shumë për talente?
Talente do të ketë gjithmonë, por të rinjtë kanë nevojë për trajnerë që t’i tregojnë rrugën. Dikush duhet t’u përmirësojë teknikën e dikush sjelljen. I kushtohet vëmendje taktikës, por edhe kjo është një fushë ku njohuritë dhe zhvillimi nuk mbarojnë kurrë. Edhe mendësia duhet punuar pasi nëse je mësuar me një lojë kulture është e vështirë të ndryshosh kur afrohesh në ekipin e parë.
Po Milani sa ka ndryshuar që kur ju nisët karrierën si lojtar e deri më sot?
Kur e nisa me Milanin që kishte dy masazhatorë, një mjek, kishim pak a shumë 15 fasho të ri përdorshme që ishin për ata që kishin probleme me kaviljet. Kisha shumë probleme me kaviljet edhe unë sepse i kam këmbët e shtrembura, por ishte një problem i zakonshëm kështu që më jepnin fashon më të keqe. Më pas, me ardhjen e Berluskonit, mbërritën më shumë masazhatorë, më shumë mjekë, figura të tjera profesionale si psikologë apo trajnerë: një grup prej rreth 15 personash.
Tani grupi në fushën e mjekësisë përbëhet nga rreth 30-35 veta: 7-8 fizioterapistë, disa konsulentë të jashtëm, 2-3 mjekë që janë aty gjithmonë. Nuk them se është e ekzagjeruar, ka një vëmendje të madhe për shëndetin të lojtarëve. Pothuajse çdo futbollist ka një fizioterapist apo mjek privat por duhet të ketë rregulla. Duhet të ketë punë në grup.
Përgatiti: REINOLD BAKALLI – PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"