Kartoni i kuq “ngel në klasë” Deliun, shkëlqejnë 3 futbollistë te Vllaznia/ Shikoni notat e shkodranëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 11, 2024 | 23:20

Kartoni i kuq “ngel në klasë” Deliun, shkëlqejnë 3 futbollistë te Vllaznia/ Shikoni notat e shkodranëve

Vllaznia i shkoi shumë pranë një fitoreje me përmbysje në raundit e parë kualifikues të Conference League përballë Valur të Islandës, por ndëshkohet në minutën e nëntë shtesë, duke barazuar 2-2. 

vllaznia festa

Goli i Krymit dhe talentit Dodaj, nuk mjaftuan që shkodranët të ktheheshin me fitore nga Islanda, gjithsesi shanset janë maksimale që skuadra e Brdariç të kompletojë kualifikimin në ndeshjen e kthimit. 

Për sa i përket notave të futbollistëve të Vllaznisë sipas “Flashscore”, ai më pak i vlerësuari rezulton Deliu (4.7), për shkak të ndëshkimit me dy kartonë të verdhë.  

Ndërkohë lojtarët me notën më të lartë janë portieri Qarri (7.8), sulmuesi Dodaj (7.6) dhe mesfushori Ardit Krymi (7). Për më tepër shikoni listën e plotë të vlerësimeve:  

vllaznia notat

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"