Kastrioti mëson shortin për sezonin e ri, por jo të ardhmen e skuadrës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 16, 2024 | 14:10

Kastrioti mëson shortin për sezonin e ri, por jo të ardhmen e skuadrës

Short i Kategorisë së Parë për sezonin 2024-2025 e ka qjetur Kastriotin në letargji dhe e ardhmja e skuadrës krutane nuk është premtuese për momentin.

kastrioti

Që pas përfundimit të sezonit të fundit dhe deri më sot Kastrioti njeh vetëm largime, ku pjesa dërrmuese e titullarëve kanë shpallur “divorcin” me kohë. Gjithashtu, edhe trajneri Ramadan Ndreu nuk pritet që të vazhdojë në krye të pankinës. Për momentin nuk fiksuar data se kur ekipi do të zbresë në fushë për të filluar punën për sezonin e ri.

Sipas zërave të merkatos, flitet se Kastarioti i sezonit 2024-2025 do të nisë nga trajneri Emiljano Çela. Jo zyrtarisht, flitet se Çela e ka arritur akordin me drejtuesit dhe pritet vetëm fillimi i punës dhe konfigurimi i Kastriotit.

Shkëlqim Hasani- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"