“Katastrofë, skuadra e Spaletit humbet fytyrën dhe masakrohet nga Zvicra”/ Mediat italiane nuk i kursejnë kritikat ndaj kombëtares

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 29, 2024 | 21:32

“Katastrofë, skuadra e Spaletit humbet fytyrën dhe masakrohet nga Zvicra”/ Mediat italiane nuk i kursejnë kritikat ndaj kombëtares

Italia u eliminua në mënyrë të turpshme nga Europiani, teksa u mposht me rezultatin 2-0 nga Zvicra, në sfidën e dominuar totalisht nga helvetët, me skuadrën e Spaletit që ishte thuajse inekzistente në fushën e lojës. 

italiaaaa2

Nisur nga ky fakt, mediat italiane nuk kanë humbur kohë të “masakrojnë” kombëtaren e tyre duke e quajtur një katastrofë këtë eliminim. 

Gazzetta dello Sport: “Italia humbet fytyrën! Zvicra shëtit dhe fiton 2-0, të kaltrit jashtë kampionatit Europian”. 

1

Corriere dello Sport: “Dështimi i Italisë: Spaleti jashtë kampionatit Europian. Zvicra dominon dhe kalon në çerekfinale”.

2 

SportMediaset: “Freuler dhe Vargas ndëshkojnë një Itali të keqe: Zvicra në çerekfinale, të kaltrit në shtëpi”. 

Tuttosport: “Fatkeqësia e Italisë, Zvicra dominon: Spaleti dhe të kaltrit eliminohen nga Europiani”. 

Calciomercato: “Italia katastrofë, e poshtëruar nga Zvicra dhe shkon në shtëpi: Spaleti humbet 2-0 dhe i jep lamtumirën Euro 2024”. 

Rai.it: “Italia e makthit: mposhtet 2-0 nga Zvicra. Të kaltrit eliminohen nga kampionati Europian”. 

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"