KATEGORIA E DYTË/ Albanët fiton play-out me Albpetrolin në duelin me 7 gola, kryeqytetasit ruajnë vendin në kategori

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 16, 2024 | 23:56

KATEGORIA E DYTË/ Albanët fiton play-out me Albpetrolin në duelin me 7 gola, kryeqytetasit ruajnë vendin në kategori

Albanët kanë siguruar qëndrimin ë Kategorinë e Dytë teksa kanë mundur sot në play-out Albpetrolin e Kategorisë së Tretë që kërkonte t’u rrëmbente vendin.

albanet

Gola të njëpasnjëshëm të shpejtë që në start nga Alushi, Abazi dhe Topalli bënë që sfida të fliste për skuadrën kryeqytetase që në 20 minutat e para të saj. Patosarakët ngjallën ndeshjen teksa shkurtuan diferencën me Asimetajn dhe pastaj Kumanakun.

Por gola të shpejtë të Dermanit dhe përsëri Alushit, bënë që Albanët të mbyllnin çdo diskutim për qëndrimin në kategori dhe siguruan një vend në të Dytën edhe në edicionin e ardhshëm me fitoren 5-2.

ALBANËT-ALBPETROLI 5-2
4′, 73′ Alushi, 12′ Abazi, 19 Topalli, 72′ Dermani / 21′ Asimetaj, 63′ Kumanaku

KK: 62′ Çuko (Albpetrol)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"