Kategoria e Parë/ Apolonia ekipi i vetëm në fushë, të huajt me dy seanca në ditë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 13, 2024 | 16:26

Kategoria e Parë/ Apolonia ekipi i vetëm në fushë, të huajt me dy seanca në ditë

Apolonia vazhdon punën edhe pse kampionati është mbyllur prej javësh. Lojtarët që janë nën kontratë vijojnë të stërviten çdo ditë në aneksin e stadiumit “Loni Papuçiu”. Risia e këtyre ditëve është përgatitja intensive e lojtarëve të huaj, jo të pakët në numër.

apolonia

Ata po stërviten sistematikisht dy herë në ditë, fillimisht në mënyrë individuale dhe më pas në mënyrë kolektive. Gjatë orëve të paradites, ata zbresin vetë në fushë, ndërsa në orët e pasdites, përfshihen me pjesën tjetër të skuadrës për të bërë ushtrime të ndryshme tekniko-taktike, me dhe pa top, në një kuadrat të gjerë. Në seancën e djeshme, pati vetëm një mungesë, e cila ishte me leje. Bëhet fjalë për sulmuesin Erald Maksuti, i cili ishte i grumbulluar me Kombëtaren U-21, aty ku edhe gjeti rrugën e rrjetës në miqësoren kundër Lihtenshtejnit. 

Dje ra në sy gjithashtu prania e disa futbollistëve, që në sezonin e fundit kanë qenë pjesë e Apolonia U-19. Rajmond, Babatunde, Folorunsho, Aliaj, Çulli, ishin disa nga lojtarët e skuadrës së të rinjve që dje u përgatiten me fierakët. Përveç afrimit të disa lojtarëve nga U-19, në seancën e djeshme prezent ishte edhe mesfushorit Nuredin Orelesi. Edhe pse i ka përfunduar kontrata me Apoloninë dhe është përfolur si largimi i radhës, 35-vjeçari ishte prezent në stërvitje. Gjasat janë që në javët e ardhshme të vendoset përfundimisht për të ardhmen e tij. Në Fier po punohet në tri fronte: Stërvitje në fushë, bisedime në merkato, pastrime nga grupi i të padëshiruarve.

HILMI SALIU-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"