Partizani triumfon në Elbasan për 12 sekonda, Laçi fundos Apoloninë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 20, 2014 | 15:58

Partizani triumfon në Elbasan për 12 sekonda, Laçi fundos Apoloninë

SUPERIORJA, java 18

Pas dy humbjeve radhazi, Partizani i Shpëtim Duros është rikthyer te fitorja. kryeqytetasit kanë mposhtur sot në transfertë Elbasanin dhe kanë marrë një fitore e cila iu jep përkohësisht kreun e tabëlës. Një gol i shpejtë, që në sekondën e 12-të nga Raçiç vulos fatin e këtij takimi. Tashmë “Të Kuqtë’ do të presin me interes rezultatet e Kukësit dhe Skënderbeut nesër, për të mësuar nëse do të jenë apo jo ata Kampionët e dimrit.

Partizani kryesoreElbasani – Partizani 0-1 Partizani ka shënuar menjëherë. Sapo arbitëri i takimit, Laver Alla ka vërshëllyer, ‘Të kuqtë’ janë hedhur direkt në sulm, dhe është sulmuesi serb, Racic i cili realizon që në sekondën  e 12-të të takimit duke regjistruar golin më të shpejtë të këtij kampionati dhe jo vetëm, pasi goli i tij do të përfshihet edhe në rekorde të tjera të Superiores ndër vite. Elbasani nuk u beson dot syve dhe e sheh veten të shokuar nga ky gol i shpejtë. “Të Kuqtë” e Duros kthehen mbrapa pasi e arritën golin e parë dhe përpiqeshin të administronin lojën. Ndeshja zhvillohej kryesisht në mesin e fushës dhe pa shumë ritëm. Në minutën e 15- është sërish Partizani që i afrohet golit. Ibrahimi hedh rezikshëm një top në zonë i cili krijon panik në zonën e Elbasanit por nuk shfrytëzohet si duhet nga sulmuesit e Partizanit. Për të dhenë shkëndijën e parë të elbasanllinjve, ka menduar kapiteni, Dorjan Bylykbashi i cili ka goditur në mënyrë perfekte një goditje dënimi duke mos i lënë shansin Alban Hoxhës të reagojë, por goditja e tij ndalet nga shtylla e majtë pingule e portierit të Partizanit. Pas këtij momenti, Elbasani mer zemër dhe rit me shumë presionin ndaj Partizanit. Dorjan Bylykbashi është i rrezikshëm sa herë që ka topin në këmbë. Pak minuta më vonë, sërish një goditje e tij pritet me vështirësi Alban Hoxha.

Në shifrat 0-1 u mbyllën edhe 45 minutat  e para. Me fillimin e të dytës Partizani hidhet mënjëhërë në sulm, a thua do të shënojë sërish aq shpejt sa në pjesën e pare, dhe këtë gje e ben sërish në minutën e 46-të me Vilën, por goli i tij sinjalizohet nga anësori si i parregullt. ‘Të kuqtë’ sulmojnë sërish dhe është Mazrekaj që hedh një top në zonë ku mbrojtësat e Elbasanit për pak sa nuk shkaktojnë autogol. Sulmet e Partizanit nuk kanë të ndalur dhe në minutën e 50-të Vila godet fluturimthi pas një top të harkuar nga e djthta por portieri Ruci nxjer topin në goditje kendi. Pas këtyre rasteve bie disi ritmi i lojës. Skuadrat duken të pajtuara më rezultatin dhe është vetëm Partizani që përpiqet të sulmojë herë pas here. Në minutën e 67-të Mazrekaj pason për Fazliun, ky i fundit godet por topi devijohet me trup nga një mbrojtës dhe nxiret në goditje nga kendi. Në minutën e 80-të, reagon Elbasani. Agboi depërton bukur nga krahu i djathtë duke shmangur disa lojtarë dhe futet në zonë, pason për tek Çota i cili realizon por më parë arbitëri kish ndalur më parë lojën pasi topi kishte dalë jashtë. Minutat kalojnë dhe ndeshja i afrohet fundit. Mbyllet gjithçka 0-1 dhe ai gol i shpejtë i Raçiç i jep rikthen Partizanin te fitorja. ‘Të kuqtë’ tashmë e shohin veten në vendin e parë edhe pse përkohësisht, në kuotën e 36 pikëve. Ndërkohë Elbasani e mbyll ashtu sic e nisi sezonin, me humbje, duke treguar se është një nga skuadrat më të dobëta së bashku me Apoloninë.

 

Një fitore e lehtë për Laçin sot përballë Apollonisë. Skuadra e drejtuar nga Armando Cungu nuk e ka pasur aspak të vështirë të mposhtë fierakët e Mihos. Dopieta e sulmuesit nigerian Xhejms i ka dhuruar 3 pikët e radhës kurbinasve të cilët e mbyllin vitin me një rezultat pozitiv. Ndërkohë gjërat përkeqësohen edhe më shumë për Apoloninë e cila vazhdon ta shohë veten në fundin e tabelës në kuotën e 9 pikëve

Laci gezon fitoren ndaj VllazniseApolonia – Laçi 0-2 Në një stadium të boshatisur për shkak të mungesës së tifozave fierakë, kjo për shkak të formës së dobët që Apolonia po kalon në kampionat, ndeshja mes vendasve dhe Laçit ka nisur menjëhërë vrullshëm. Apolonia edhe pse me mungesa të rëndësishme e filloi lojën në sulm duke u shfaqur menjëherë rrezikshëm. Aldo Mitraj kërcënon seriozisht portën e Vujadiniovic pasi me një goditje të fuqishme mposht portierin, por goditja e tij ndalet nga trau i portës. Laçi përpiqet të reagoje pas këtij episodi dhe hidhet menjëherë në sulm. Kurbinasit zhvendosin lojën në gjysëmfushën e fierakëve por pa mundur të rrezikojnë si duhet portën e mbrojtur nga Mico. Pas një presioni të vazhdueshëm, Laçi i afrohet golit në minutën e 24. Memelli pason për Cetkovic i cili depërton bukur mes dy mbrojtësave dhe i afrohet zonës, gjuan, por portieri fierak ka devijuar topin në goditje nga kendi. Laçi nuk ndalet dhe vazhdon të sulmojë sërish. Është Nimani i cili i afrohet sërish golit por ndërhyrja e mbrojtësit Xhafa ishte vendimtare duke larguar rrezikun. Minutat e mbetura të pjesës së parë kalojnë me një epersi të theksuar të Laçit por pa iu afruar golit.

Pjesa e dytë nis me zvëndësime në repartet respektive të sulmit. Apolonia largon Mitrajn dhe hedh në fushë Mikel Cankën, ndërsa Laci aktivizon Xhejmsin i cili zë vendin e Memellit. Është pikërisht sulmuesi nigerian i cili i jep më shumë gjallëri sulmit të laçianëve. Në minutën e 52-të Xhejms mer një top të bukur në te djathtë dhe avancon përpara, hedh një të rrezikshëm në zonë, por reagon portieri Mico i cili largon topin me vështirësi. Vetem 2 minuta më vonë, është sërish Laçi që sulmon dhe që gjen golin. Një goditje kendi e realizuar nga Cetkovic gjen kokën e sulmuesit nigerian, Xhejms i cili godet fuqishëm dhe kalon kurbinasit në avantazh. Goli i shënuar iu jep më shumë zemër lacienëve të cilët vazhdojnë të sulmojnë portën e mbrojtur nga Mico. Goli i parë ka shokuar fierakët të cilët e kanë të vështirë të reagojne.  Minuta e 66-të sjell edhe golin e dytë për lacienët. Pas një kombinimi perfekt me Cetkovic është sërisht Xhejms i cili del i vetëm përballë portierit dhe gjuan fuqishëm duke dyfishuar rezultatin. Minutat e mbetura kalojne me Laçin përpara duke qëndruar gjithmonë afër portës së Apolonisë. Xhejms dhe Cetkovic janë rrezik konstant për mbrojtjen fierake. Mbyllet gjithçka 0-2 dhe Laçi mer një fitore të rëndësishme që e mban në lojë për objektivin sezonal  që është Europa, pasi tashmë ngjiten në kuotën e 27 pikëve. Ndërkohë Apolonia mbetet në kuotën e 9 pikëve.

APOLONIA – LACI 0-2
Golat: Xhejms 54′ 66′

ELBASANI – PARTIZANI 0-1
Golat: Racic 1′

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"