Kategoria Superiore ndryshon ekran, pritet rikthimi në RTSH

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 26, 2024 | 23:00

Kategoria Superiore ndryshon ekran, pritet rikthimi në RTSH

Kategoria Superiore drejt RTSH-së! Ende nuk është bërë zyrtare se ku do të transmetohet kampionati shqiptar sezonin e ri, por “Panorama Sport” mëson se në vazhdim Superiorja ka shumë mundësi që të kalojë në Radio Televizionin Shqiptar.

tv-superiore

Në vitet e fundit, transmetimi i futbollit vendës në Shqipëri ka kaluar sa në një kanal te tjetri dhe askush nuk e ka mbajtur më shumë sesa një sezon. Së fundmi kampionati shqiptar u transmetua nga “MCN TV”, por kur mbeten më pak se sa 4 javë nga starti i sezonit nuk ka asnjë konifrmim për vazhdimësinë.

Mund të themi se në këtë aspekt Federata Shqiptare e Futbollit ka ceduar disi, megjithatë në vijim pritet të hapet një garë për të drejtat e transmetimit, ku përfshihet Superiorja dhe disa ndeshje të Kategorisë së Parë, por edhe një ndeshje nga futbolli i femrave.

Edhe pse diçka e tillë i takon Ligës Profesioniste, edhe njëherë faktohet mos ekzistenca e saj. Sa i përket transmetimit, prapaskena e vetme është se nuk po gjendet ende një akord mes RTSH-së dhe FSHF-së për pjesën e prodhimit të sinjalit, e cila ka një kosto të lartë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"