Katër lojtarë nga Reali dhe Dortmundi, njihuni me 11-shen më të mirë të këtij edicioni në Champions

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 3, 2024 | 16:35

Katër lojtarë nga Reali dhe Dortmundi, njihuni me 11-shen më të mirë të këtij edicioni në Champions

Real Madridi arriti të fitojë trofeun e lavdishëm kundër Dortmundit, duke e çuar në 15-të numrin e Championsve për klubin e bardhë. Pas përfundimit të këtij kompeticioni, sot është publikuar edhe 11-shja më e mirë e këtij edicioni.

tgery

Pjesë e formacionit më të mirë janë 4 lojtarë nga Reali, mbrojtësi Rudiger dhe Karvahal të cilët kanë bërë një performancë të jashtëzakonshme. Nuk mund të mungonte as i jashtëzakonshmi Bellingam dhe sulmuesi Vinicius që udhëhoqën skuadrën drejt këtij triumfi.

4 lojtarë janë edhe nga Dortmundi që arritën në finalen që u zhvillua në Uembli. Portieri Kobel realizoi pritje të jashtëzakonshme në finale por edhe në ndeshjet e tjera. Matcen, Humels dhe Sabitcer ishin 3 të tjerët që dhuruan performanca të mira.

Ndërsa 3 pozicionet e tjera u “zunë” nga Vitinja e PSG-së, Foden i Mançester Sitit dhe Kejn i Bajern Mynihut.

Vinicius Zhunior është zgjedhur lojtari më i mirë i sezonit ndërsa Xhud Bellingam lojtari i ri më i mirë i sezonit 2023/24 të Championsit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"