Katër lojtarë të Realit tani janë legjendarë, vetëm dy klube i kalojnë për Champions të fituara

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 2, 2024 | 0:27

Katër lojtarë të Realit tani janë legjendarë, vetëm dy klube i kalojnë për Champions të fituara

Fitorja e Ligës së Kampioneve të këtij edicioni, ka bërë që katër futbollistë të Real Madrid tani të kenë statusin e mirëfilltë të legjendës.

bandicam 2024-06-01 23-21-31-127

Dani Karvahal, Tini Kros, Luka Modriç dhe Naço Fernandez, fituan sot për herë të 6 në karrierën e tyre trofeun, duke iu bashkuar legjendarit Pako Gento (1956, 1957, 1958, 1959, 1960 dhe 1966) si të vetmit me kaq shumë trofe të këtij lloji.

Për të kuptuar se çfarë do të thotë kjo shifër, mjafton të shohësh se ata kanë fituar po aq trofe se Bajern Mynih  dhe Liverpuli gjatë gjithë historisë së këtyre klubeve, apo më shumë se Barcelona, Ajaks apo Inter e Juventus. Vetëm Real Madrid me 15 trofe dhe Milan me 7 kanë më shumë se lojtarët e mësipërm.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"