Keidi Bare nuk rinovon, e kërkon klubi i La Liga-s dhe surpriza e madhe e sezonit të kaluar në Europë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 27, 2024 | 23:59

Keidi Bare nuk rinovon, e kërkon klubi i La Liga-s dhe surpriza e madhe e sezonit të kaluar në Europë

Mesfushori Keidi Bare nuk do të rinovojë kontratën me ekipin e tij Espanjoli dhe tre skuadra janë të interesuara për shërbimet e tij. 

bare

Gazetari spanjoll, Arturo Diaz, ka bërë një postim në llogarinë e tij personale në X ku shkruan se futbollisti i Kombëtares kuqezi pëlqehet nga skuadra më e madhe greke, Olimpiakosi e cila fitoi edhe Ligën e Konferencës. Edhe Rajo Vajekano së bashku Leganes janë të interesuara për Baren.

Kujtojmë që Keidi Bare mbeti jashtë listës së Shqipërisë në Euro 2024 për zgjedhje teknike të trajnerit Silvinjo

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"