Kepi bëhet idhull: Golin, për ultrasit pukjanë
Tërbuni nga sot do të stërvitet nën drejtimin e Shahin Berberit me dy seanca stërvitore në ditë. Kjo pasi në mesjavë do të ndeshet për Kupën e Shqipërisë në stadiumin “Ismail Xhemali” me fierakët e Apolonisë. Mbrojtësi i djathtë, Bruno Kepi, thotë se është shumë i kënaqur nga fitorja e së shtunës ndaj beratasve të Tomorit. “Ishim shumë mirë në pjesën e parë të takimit, por shpërdorimi i mjaft rasteve bëri që të vinte barazimi. Kemi qenë më mirë se kundërshtari në të gjitha repartet. Goli që shënova ndaj Tomorit më ka bërë optimist. Ky është goli i parë që shënoj për ngjyrat e Tërbunit. Besoj se me ndihmën e shokëve do të shënoj sërish. Këtë gol ia dedikoj tifozërisë që na mbështet pa rezerva. Kam besim se do të ecim përpara”, – përfundon Kepi.
Ditmir Pema