Kërkohet ngjitja në Kategorinë e Parë, Luftëtari i pavendosur për të ardhmen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 4, 2024 | 17:05

Kërkohet ngjitja në Kategorinë e Parë, Luftëtari i pavendosur për të ardhmen

Luftëtari është i destinuar që edhe në sezonin 2024-2025 të militojë në Kategorinë e Dytë, një nivel jo i pranueshëm duke ditur historinë  dhe plejadat e ndritura të futbollit gjirokastrit.

luftetari

Në sezonin e shkuar Luftëtari pagoi gabimet në shtëpi, kryesisht në përballjen e fazës së dytë me Pogradecin, që u mbyll në barazim. Nëse bluzinjtë do ta kishin fituar këtë sfidë, sot do të ishin duke bërë planet për ndërtimin e skuadrës së Kategorisë së Parë. Edhe në “play off” nuk arritën që të triumfonin kundër Besës, kështu që ekipi duhet të shtrëngoje radhët që objektivin ta realizojë në edicionin në vazhdim.

Për momentin asgjë nuk po lëviz në Gjirokastër sa i përket Luftëtarit të sezonit 2024-2025. Drejtuesit nuk kanë vendosur ende nëse do të vazhdojnë me trajnerin Edmond Dalipi, apo do të gjejnë “timonier” të ri, si dhe për lojtarët që do të afrojnë për të realizuar ngjitjen në të Parën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"