Kërkohet qendërmbrojtës, një brazilian driblon Dinamon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 11, 2024 | 11:31

Kërkohet qendërmbrojtës, një brazilian driblon Dinamon

Gustavo França pritej të ishte përforcimi i pestë i Dinamos, por në momentet e fundit braziliani ka dribluar blutë për një ofertë më të mirë financiare nga Azia.image_750x_668d5bdc5f499Mes palëve kishte një marrëveshje në parim dhe pritej që lojtari të bashkohej me kryeqytetasit këtë javë, por kjo pistë tashmë ka rënë poshtë. Mbrojtësi 27-vjeçar me një pjesë të mirë karrierës në Portugali shihej si një afrim me peshë për prapavijën, që ka nevojë për përforcime. Klubi blu tashmë duhet të intensifikojë përpjekjet në merkato për të siguruar një mbrojtës qendror që jep garanci.

Ndoshta pista më e mundshme mbetet ajo e huaj, duke ditur që tregu shqiptar është i varfër në këtë drejtim. Mbeten edhe 10 ditë kohë deri në nisjen e skuadrës për fazën përgatitore në Itali dhe deri atëherë duhet të jetë zgjidhur çështja e mbrojtjes dhe reparteve të tjera, duke lënë vetëm ndonjë vend bosh për t’u plotësuar në vendin fqinj.

MBROJTJA – Aktualisht Dinamo ka në skuadër vetëm katër mbrojtës, Meksin, Hoxhën, Jankun dhe Lorran. Edhe Dita mund të luajë në mbrojtje, por është e qartë se bluve u duhen disa përforcime në qendër dhe nga krahët. Ditët e fundit ka ardhur Faton Xhemajli si alternativë për krahun e majtë, por mbetet të shihet, nëse di të qëndrojë apo jo. Mbrojtja mbetet reparti, ku Dinamo ka më shumë nevojë për afrime, ndërsa blerjet e deritanishme mbeten katër: Dita, Teqja, Mandela dhe Qardaku.

FATJON RUPI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"