Kërkoi faljen si Sadiku, Komisioni i Apelit vë dorën në zemër për futbollistin e Elbasanit
Komisioni i Apelit pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka bërë publike ditën e sotme vendimet e marra duke ndryshuar vendimin e Komisionit të Disiplinës për futbollistin e Elbasanit, Mateo Allkja, i cili u dënua në ndeshjen ndaj Albpetrolit me 24 muaj pezullim pas sulmit ndaj zyrtarëve të ndeshjes. Dënimi i është përgjysmuar nga Apeli në 12 muaj.
Gjithashtu Apeli ka lënë në fuqi vendimet e datës 18 nëntor dhe 23 nëntor për futbollistin e Devollit, Staviol Treni dhe klubin e Veleçikut.
VENDIMET
1) Ndryshimin e vendimit të Komisionit të Disiplinës datë 13.10.2017 (pika 7) si meposhte:
Lojtari i KF “Elbasani”,Mateo Allkja, për sulm ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1.b) të KDS, dënohet me 12 (dymbëdhjetë muaj) muaj pezullim nga aktiviteti.
Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS/TAS) Lozanë Zvicër.
2) Lënien në fuqi të vendimit të Komsionit të Disiplinës datë 18.11.2017 (pika 5) si meposhte:
Lojtari i KF “Devolli”, Staviol treni, për goditje me grusht dhe shkelma ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.e të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti
Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS/TAS) Lozanë Zvicër.
3) Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Disiplinës datë 23.11.2017 (pika 5) si meposhte:
KF “Veleçiku” , për sjellje të keqe të tifozeris së tij duke shkaktuar ndërprerje të ndeshjes, në bazë të Nenit 66/2. të KDS , dënohet me 2(dy) ndeshje pa spektator në stadiumin përkatës dhe me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë. Në aplikim te Nenit 136 të KDS, gjoba paguhet në masën 20%.
Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS/TAS) Lozanë Zvicër.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"