Kërkoi risinë e madhe të futbollit italian, ja gjyqtari i polemikave për finalen Fiorentina-Inter
Të mërkurën do të luhet finalja e Kupës së Italisë mes Fiorentinës dhe Interit. Dy skuadrat do të kërkojnë të marrin trofeun e parë para finaleve që kanë në Europë, ku vjollcët luajnë në Ligën e Konferencës e ziklatërit në Ligën e Kampioneve.
Liga ka përcaktuar edhe arbitrin që do të gjykojë në këtë ndeshje të rëndësishme dhe Masimiliano Irrati do të jetë personi që do të ndajë drejtësinë. Irrati është i njohur në Itali për polemikat që shkakton pas ndeshjeve, ndërkohë që është ndër të parët që ka kërkuar risi në Itali.
Irrati kërkonte që arbitrat të kenë mundësi të flasin në media pas ndeshjeve për të shpjeguar arsyet e vendimeve të marra, gjë e cila aktualisht praktikohet në Gjermani.
Sa i përket dy skuadrave, Fiorentina është gjykuar 12 herë nga Irrati dhe numëron 4 fitore, 2 barazime dhe 6 humbje. Zikaltërit kanë një historik më pozitiv me italianin. Në 18 ndeshje të gjykuara, Interi numëron 11 fitore, 2 barazime dhe 5 humbje.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"