Postuar: Korrik 5, 2024 | 22:21
Kërkon më shumë minuta në fushë, portieri i Kombëtares shqiptare huazohet tek klubi gjerman
Portieri i Kombëtares shqiptare, Simon Simoni do të jetë në një ekip tjetër sezonin e ri.
Drejtuesit e Eintrakt Frankfurtit e kanë huazuar tek një klub tjetër gjerman, Igolstad që është pjesë e ligës së tretë. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi.
Ndoshta portieri kuqezi do të ketë më shumë minuta këtë sezon dhe do të luftojë me skuadrën e re që të ngjitet në Bundesligën 2. Vjet ky ekip e mbylli në vendin e 10-të me 54 pikë.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"![](http://www.panorama.com.al/sport/wp-content/static/klikoperkepanoramaonline.jpg)