Këshilla e Geri Lineker për portierin e Anglisë: Zhduke shishen me shënime për penalltitë!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 8, 2024 | 17:05

Këshilla e Geri Lineker për portierin e Anglisë: Zhduke shishen me shënime për penalltitë!

Portieri i Anglisë, Xhordan Pikford, ia doli të ndalte penalltinë e Manuel Akanzhit në gjuajtjet nga pika e bardhë të çerekfinales përballë Zvicrës. Një lëvizje majtas të cilën ai e kishte shkruar në shishen e ujit, ku ishin vendosur udhëzimet për çdo futbollist kundërshtar dhe mënyrën se si duhej të hidhej në rast penalltish.

pikford

Por për Geri Lineker, kjo nuk është taktika e duhur dhe ka këshilluar portierin që të ndryshojë metodologji para se të përballet me një tjetër seri penalltish, ndoshta që këtë mesjavë përballë Holandës.

“Një lojtar kundërshtar do të shkojë dhe ta shohë atë shishe. Nëse po na dëgjon, bëji gjërat ndryshe, vendosi në ndonjë cope letre tjetër apo vendosi në shtyllë”, tha Lineker në një podkast, duke bërë të qartë se portieri nuk duhej t’ia tregonte askujt shënimet e tij për çdo lojtar të kundërshtarëve pasi kjo mund të shtynte ata që të ndryshonin gjuajtjet e tyre.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"