Kielini para finales: Më vjen keq që do u kthej Kupën, por e meritojnë më shumë se ne

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 14, 2024 | 20:56

Kielini para finales: Më vjen keq që do u kthej Kupën, por e meritojnë më shumë se ne

Xhorxho Kielini, kapiteni i Italisë fituese të Euro 2020, ka qenë ai që ka dorëzuar trofeun e Ëuropianit në fushën e lojës para finales mes Spanjës dhe Anglisë ku shpallej fituesi i këtij edicioni. Para kësaj pjese të ceremonisë, ish-mbrojtësi italian ka pranuar e dëshira e tij kishte qenë tjetër.

bandicam 2024-07-14 20-53-13-813

“Ka pak keqardhje që po e kthej mbrapsht këtë trofe, ëndërroja që t’ia jepja përsëri Italisë. Për fat të keq e meritojnë shumë më shumë se ne.

Kushdo mendoj do të dëshironte të ishte në fushë, të shohësh entuziazmin e publikut anglez me jep drithërima pozitive. Parashikimi? Nëse do të vendosja një paund bast do të thosha Anglia. Spanja është shumë e ndryshme në krahasim me tre vite më parë. Anglia është maturuar dhe ka një Bellingam më shumë, pres shumë nga Xhud.

Janë këtu falë tij. Në krahasim me tre vite më parë, kanë atë si njeriun më shumë, Foden dhe Saka që janë rritur më shumë. Janë një skuadër kundër 11 lojtarëve? Kush do ta fitojë?”, ishin fjalët e Kielinit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"