Kieza rinis të shkëlqejë, te Juventusi kanë filluar… të mendohen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 18, 2024 | 20:55

Kieza rinis të shkëlqejë, te Juventusi kanë filluar… të mendohen

Të vërtetën e tregoi Federiko Kieza, në sallën për shtyp, pas fitores me Shqipërinë, në të cilën mbante në dorë edhe trofeun e më të mirit në fushën e lojës. “Me Spaletin folëm dhe më kërkoi nëse e ndieja që të luaja i gjerë në të djathtë.

kieza

Unë iu përgjigja menjëherë ‘po’, sepse ai është edhe roli im i preferuar”. Po, e kuptuat mirë, roli në të cilin ai jep më të mirën. E përkthyer ndryshe, Masimiliano Alegri e ka keqpërdorur në 3-5-2 e tij te Juventusi dhe ndoshta pikërisht të luajturit shumë gjerë në të majtë e ka detyruar që të mos japë 100 për qind të tij. Dhe që në ndeshjen e parë në 4-3-3 e Spaletit ndaj Shqipërisë, Kieza bëri çmendurira, rinisi të dhurojë ato shkëndija të rëndësishme të cilat shtynë “Axurrët” që të fitonin “Euro 2020”.

Dhe pa dyshim që vitrina gjermane e këtij Europiani mund të jetë ajo që mund të ndryshojë shumë gjëra në vazhdim. Nëse sulmuesi 26-vjeçar do të vazhdojë me këtë ritëm, pa dyshim që në Torino do të ndërrojnë mendje, Tiago Mota mbi gjithë të tjerët, duke qenë se trajneri për momentin nuk ka dashur që të shprehet mbi asnjë prej futbollistëve të tij të ardhshëm, por do të ketë një konfrontim me vetë lojtarin përpara se të vendosë.

Dhe tani i takon Kiezës që të ofrojë më të mirën në këtë “Gjermani 2024”, pasi ai ka ditur shpesh që t’i japë një shqelm të fortë kritikave dhe pse jo kundër Spanjës të ofrojnë një tjetër ndeshje të madhe, e cila mund ta mbajë në atë që është edhe skuadra e tij e zëmrës, Juventusi. Përndryshe për Federikon do të jetë shumë e lehtë që të gjejë një sistemim tjetër dhe ndoshta me më shumë miliona sesa përfiton në Torino, me bardhezinjtë që duke e pasur në vitin e fundit të kontratës, s’mund të kërkojnë më shumë se 30-40 milionë euro për të.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"