Kim në orbitën Inter, vjen oferta e parë për mbrojtësin e Bajern Mynihut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 8, 2024 | 17:21

Kim në orbitën Inter, vjen oferta e parë për mbrojtësin e Bajern Mynihut

Nga mbrojtësi më i mirë i sezonin 2022-2023 në Serinë A, në një anonim në radhët e Bajernit të Mynihut. Pikërisht kështu ka përfunduar jashtë projektit gjerman futbollisti koreano-jugor, Kim Min Jae.

kim

27-vjeçari që shkëlqeu te Napoli dhe më pas u transferua në Bavari për diçka më shumë se 50 milionë euro duket se nuk bën pjesë as e planeve të trajnerit të ri në Mynih, Vinsent Kompania. Gjithsesi, kur mendon se sezoni i kaluar nuk e pa asnjëherë protagonist Kimin me bluzën e Bajernit, vështirë se dikush është gati të rrezikojë dhe të provojë të bëjë një ofertë konkrete për blerjen e tij definitive, ndonëse klubet që duan shërbimet e tij nuk mungojnë dhe nuk janë pak madje.

Por emri që mund ta bindë të ndryshojë menjëherë fanellë koreano-jugorin është ai i Interit. Zikaltrit duan një qendërmbrojtës si alternativë të një Açerbi që tashmë ka shumë vite mbi shpatulla dhe pa dyshim që fakti se Kim e njeh tashmë Serinë A do ta shpejtonte tratativën, por ka një kusht. Kampionët e Serisë A janë gati të ofrojë vetëm 4 milionë euro për huazimin 1- vjeçar dhe vetëm në fund të verës së ardhshme të mendojnë nëse ia vlen të investojnë te gjiganti aziatik. Për Kim ka gjithashtu edhe disa oferta të tjera nga Italia, si Fiorentina dhe Bolonja, por pa dyshim që asnjëherë prej tyre nuk ka prestigjin e Interit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"