Postuar: Qershor 4, 2023 | 13:02
Kimish shuan dyshimet, mesfushori gjerman merr vendimin mbi të ardhmen
Situatat e trazuar së fundmi në Mynih kanë bërë që një pjesë e mire e lojtarëve të shikojnë vazhdimin e karrierës jashtë gjirit të rekordmenëve, aty ku termi “pasiguri” po merr përmasa gjithmonë e më të mëdha.
Aksi Barcelona-Mynih u duk se do të ndizej sërish për një tjetër transferim me “peshë” pas Levandovskit verën e shkuar.
Joshua Kimish diskutohet si “aktori” që mund të veshë ngjyrat e Barçës në sezonin e ri nga mediat katalanase, por “Abendzeitung München” bën të ditur se 28-vjeçari gjerman ia ka bërë të qartë Ksavi Hernandezit se nuk dëshiron të zhvendoset nga Mynihu.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"