Klubi i Kategorisë së Parë firmos me dy kosovarë, trajneri: Presim edhe 5 afrime

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 20, 2024 | 13:41

Klubi i Kategorisë së Parë firmos me dy kosovarë, trajneri: Presim edhe 5 afrime

Pogradeci nuk e shikon veten tranzit në Kategorinë e Parë, kështu që pas ngjitjes nga e Dyta ka nisur një projekt i ri. Ndryshe nga vitet e shkuara Pogradeci do të menaxhohet nga biznesi privat dhe pritet të ndërtohet një ekip konkurrues.

nikaj

Sipas trajnerit të Pogradecit, Samuel Nikaj, mësojmë se dje kanë hedhur firmat në kontratë dy futbollistë nga Kosova. Bëhet fjalë për Endri Kastratin dhe Ndue Nreca. Ndryshe nga mbrojtësi Kastrati, që ka qenë pjesë e Burrelit në dy sezonet e fundit, për 23-vjeçarin Nreca përfshirja me skuadrën pogradecare është e para eksperiencë në futbollin shqiptar.

Në edicionin e fundit Ndreca ka qenë pjesë e Drenicës që konkurron në Ligën e Parë kosovare. Gjatë karrierës së tij futbollstike, mbrojtësi i qendrës Nreca ka provuar të veshë fanellat e disa skuadrave, ku më të spikaturat janë ato të Rahovecit, Dragovoljac (Liga e Dytë Kroaci), Suharekes dhe së fundmi ajo e Drenicës.

Ndërkohë që para pak ditësh, me skuadrën u bashkua dhe Pere, i cili edicionin që lamë pas ka qenë pjesë e skuadrës së Elbasanit. “Përveç futbollistëve të afruar së fundmi, në plan kemi afrimin e pesë lojtarëve të tjerë, që janë cilësorë, emrat e të cilëve do t’i bëjmë të ditur në një moment të dytë”, u shpreh shkurtimisht për “Panorama Sport” numri një i pankinës pogradecare, Samuel Nikaj. Ekipi vijon normalisht seancat stërvitore në stadiumin e qytetit. Në ditët në vazhdim janë programuar të luhen edhe disa ndeshje miqësore.

NDERIM GOCI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"