Klubi i Kategorisë së Parë spastron radhët, ikin 3 futbollistë të huaj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 8, 2024 | 20:41

Klubi i Kategorisë së Parë spastron radhët, ikin 3 futbollistë të huaj

Burreli i sezonit të ri pritet që të ketë një fytyrë tjetër nga ajo që shfaqi në edicionin e fundit. Ky është premtimi i dhënë nga drejtuesit e klubit, që së shpejti pritet të emërojnë edhe trajnerin e ri, ku bëhet fjalë për ish-mbrojtësin lezhjan, Ditmar Bicaj.

burreli

Para fillimit të punës për sezonin e 2024-2025, skuadra i është nënshtruar një fushate “spastrimi” duke larguar lojtarët që nuk binden, ose duke mos u ofruar rinovim atyre që u përfundoi kontrata. Së fundmi, përmes një postimi në rrjetet sociale matjanët kanë zyrtarizuar largimin e tre futbollistëve të huaj. Pikërisht bëhet fjalë për Namdi Naza, Pedro Marinjo dhe Xhonatan Marcelino. Largimi i sulmuesit nigerian, Namdi Naza, ishte bërë i ditur para disa ditësh nga administratori i Burrelit, Marjan Leshaj, ndërsa Pedro dhe Marcelino janë “divorcuar” dje zyrtarisht me klubin.

Më herët nga skuadra matjane janë larguar Eçe Dikson, Endrit Kastrati si dhe shkodranët e huazuar në Burrel, Xhuljan Kapllani, Elidon Dulaj dhe Uheid Hoxha. Për momentin kemi tetë futbollistë të larguar zyrtarisht nga Burreli, por edhe disa të tjerë janë me statusin e pritjes, pasi u ka mbaruar kontrata, por presin që fillimisht të ulen në bisedime me drejtuesit e klubit matjan.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"