Klubi i Serisë A kërkon me ngulm Kristjan Asllanin, Marota i vë çmimin e lartë kartonit të mesfushorit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 3, 2024 | 0:15

Klubi i Serisë A kërkon me ngulm Kristjan Asllanin, Marota i vë çmimin e lartë kartonit të mesfushorit

Paraqitjet në Euro 2024 kanë kthyer Kristjan Asllanin në vëmendjen e klubeve italiane. Mesfushori është pjesë e Interit dhe cilësohet si një element i rëndësishëm i projektit zikaltër ku bën shpesh zëvendësin e Çalhanoglu. Por në futbollin e sotëm, kushdo e ka një çmim.

asllani modric

Sipas mediave italiane, klubi i FIorentinës është shumë i interesuar për futbollistin shqiptar si dhe ka kërkuar informacione rreth transferimit të tij. Asllani te vjollcët do të gjente rregullisht më shumë hapësira se sa ka aktualisht të Interi, ku gjithsesi mbetet një alternativë në pankinë dhe jo një zgjedhje e parë për Inzagin.

Por pikërisht ajo që ka treguar ai gjatë Euro 2024, duke qenë një nga elementët më të mirë të Shqipërisë, ka rritur shumë vlerësimin për mesfushorin. Përtej Adriatikut bëjnë të ditur se Bepe Marota tashmë kërkon 35 milionë euro për të lënë të lirë Asllanin të largohet. Një shifër që pakkush në Serinë A është gati ta paguajë.

Kësisoj, edhe Fiorentina është tërhequr për momentin, ndonëse mbetet në pritje të ndonjë sinjali nga mesfushori apo zikaltrit se kjo shifër mund të negociohet.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"