Klubi i Superiores futet fuqishëm në merkato/ Kërkohet “bomber”, porta dhe mbrojtja…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 16, 2024 | 21:16

Klubi i Superiores futet fuqishëm në merkato/ Kërkohet “bomber”, porta dhe mbrojtja…

Elbasani nuk i ka mbyllur ende hesapet me merkaton, pasi drejtuesit po përpiqen t’i lënë në dispozicion një kontingjent sa më të plotë trajnerit Bordin. Mësohet se ai që po kërkohet me ngulm është një sulmues potent që t’i garantojë golat këtë sezon në Superiore.

Af Elbasani

Gjithashtu, edhe qendra e mbrojtjes nuk është kompletuar ende dhe ende drejtuesit po mendojnë për t’i gjetur “shokun” e repartit ish – lojtarit të Tiranës.

Nga ana tjetër, edhe porta nuk mbetet pas dhe ende nuk kanë gjetur një gardian me eksperiencë. I vetmi repart i kompletuar është ai i mesfushës, aty nuk mungon edhe rivaliteti dhe konkurrenca e futbollistëve për një fanellë titullari.

PANORAMASPORT.AL

Elbasani bën goditjen e madhe në merkato, siguron firmën me ish-mesfushorin e Kombëtares

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"