Klubi në ajër, Bledar Dura: Tomori, rrumpallë me futboll bashkie

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 14, 2024 | 19:09

Klubi në ajër, Bledar Dura: Tomori, rrumpallë me futboll bashkie

E ardhmja e Tomorit është në ajër për momentin. Ish-portieri Bledar Dura, edhe pse jeton jashtë vendit, i ndjek me shumë vëmendje zhvillimet te skuadra beratase.

Dura

“Kam vite që flas dhe përcjell mendime e ide për privatizimin e Tomorit, por askush nuk reagon për këtë rast, ndonëse e duan të gjithë beratasit. E kemi argumentuar qartë, sa herë skuadra është investuar nga privati ka pasur rezultate dhe ka përcjellë emocione të forta te tifozëria. Ja çfarë ndodhi me këtë ekip bashkie?

Çdo pesë vjet zbresim në të Dytën dhe askush nuk mban përgjegjësi për dështimin. Me ekip bashkie ka vetëm rrumpallë dhe investimi shkon dëm, pasi të gjithë janë të interesuar për rrogat dhe jo për rezultatet.

Pse nuk flet bashkia tani për dështimin dhe të prezantojë projektin e së ardhmes? Tani hesht se s’ka çfarë të flasë, ashtu sikur duhet të bëj publike shpenzimet e sezonit kaluar dhe të dalë e të deklaroj publikisht se cila është shuma e mbetur nga buxheti vjetor. Duhet bërë e ditur nëse ka financa për të investuar”.

EDI SPAHIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"