Klubi nuk lëshon asnjërin falas, zbardhen kushtet për mesfushorin dhe sulmuesin e Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 27, 2024 | 10:15

Klubi nuk lëshon asnjërin falas, zbardhen kushtet për mesfushorin dhe sulmuesin e Partizanit

Partizani ka kryer dje seancat e radhës stërvitore, me stafin teknik, që po përpiqet t’i japë ngarkesa sa më të mëdha për të rritur rezistencën dhe për të shmangur dëmtimet e mundshme.

partizani

Skuadra vijon me një program të detajuar, teksa miqësorja e radhës është caktuar pas dy ditësh kundër ekipit të Llapit. Sakaq, vazhdon të jetë një çështje “Mehmeti” në klub, me mesfushorin, që pavarësisht se është futur normalisht në stërvitje gjatë këtyre ditëve, nuk u preferua asnjë minutë në miqësore nga trajneri Shehi. Mesfushori ka kontratë afatgjatë dhe pavarësisht se është zgjedhje e fundit për mesfushën, duket më së shumti pranë qëndrimit, sesa largimit.

E njëjta gjë vlen edhe për Kekon, që vijon të jetë pjesë e Partizanit dhe u aktivizua në miqësore. Të dy janë lojtarë tek të cilët klubi ka investuar dhe në rast se nuk ka oferta në tavolinë, pritet që të qëndrojnë, edhe pse minutat për ta pritet të jenë të pakta. Mehmeti u ble vjet nga Erzeni për 100 mijë euro, ndërsa për Kekon u paguan rreth 40 mijë euro për ta shkëputur nga Korabi. Të dy dhanë shkëndija në sezonin e shkuar, por dëmtimet dhe konkurrenca në mesfushë i penalizuan jo pak.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"