Klubi rus harron gjobën për Dakun, trajtim si yll për sulmuesin e Kombëtares

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 19, 2024 | 9:59

Klubi rus harron gjobën për Dakun, trajtim si yll për sulmuesin e Kombëtares

Sulmuesi i Kombëtares, Mirlind Daku nuk la gjurmë të mira në Europianin e Gjermanisë dhe do të kujtohet për thirrjet me megafon kundër Maqedonisë.DAKU

Ai u ndëshkua nga UEFA me dy ndeshje pezullim dhe klubi ku ai luan në Rusi, Rubin Kazan reagoi ashpër asaj kohe.

Por duket se me mbarimin e turneut është harruar gjithçka. Rubin Kazan jo vetëm që nuk e ka gjobitur por edhe e ka nderuar sulmuesin kuqezi.

Sezonin e kaluar Daku ka mbajtur veshur fanellën me numër 19 ndërsa sezonin e ri do të ketë numrin 10. Këtë e ka bërë të ditur vetë ai përmes disa fotove të postuara në rrjetet sociale.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"