Kohë ndryshimesh te dibranët, Agim Canaj trajneri i ri i Korabit. Vjen edhe Nexhipi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 18, 2024 | 15:00

Kohë ndryshimesh te dibranët, Agim Canaj trajneri i ri i Korabit. Vjen edhe Nexhipi

Korabi tentoi tre herë radhazi në drejtimin e trajnerit Shpend Kumbarçe rikthimin në Superiore, por nuk ia dolën. Kështu që dibranët menduan për një projekt ndryshe, ku prej së hënës së 15 korrikut skuadra ka nisur përgatitjet për sezonin 2024-2025 me një timonier të ri.

Agim Canaj

Ashtu siç gazeta e paralajmëroi  ditë më parë, Agim Canaj do të jetë trajneri i ri i Korabit. Ky fakt u pohua edhe nga administratori Donald Mziu, që për “Panorama Sport”, thotë se është një marrëveshje e arritur me trajnerin Canaj dhe pritet vetëm prezantimi. Administratori Mziu konfirmon dhe nisjen e grumbullimit të Korabit, që nga e hëna ka nisur fazën përgatitore dhe seleksionimet. Sipas tij, ka dyndje lojtarësh dhe numri i atyre që po i bashkohen ekipit të dibranëve po shtohet dita–ditës.

“Klubi i Korabit ka arritur marrëveshjen me trajnerin Agim Canaj për të drejtuar skuadrën dibrane në sezonin 2024-2025. Marrëveshja paraprake me trajnerin është arritur dhe pritet vetëm firma. Ditët në vijim do të bëhet dhe prezantimi i tij zyrtar”, sqaroi administratori Mziu. Edhe përgatitësi i portierëve ka ndryshuar dhe Ermal Nexhipi do të jetë trajneri që do të stërvitë “gardianët” e skuadrës dibrane.

SHKËLQIM HASANI- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"