Kohë ndryshimesh te Vora, klubi “divorcohet” edhe me dy futbollistë të tjerë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 28, 2024 | 12:50

Kohë ndryshimesh te Vora, klubi “divorcohet” edhe me dy futbollistë të tjerë

Kohë ndryshimesh te Vora. Pas emërimit të trajnerit të ri, Arian Bellai, kanë vijuar lëvizjet në radhët e Vorës, ku gjatë ditës së djeshme klubi ka zyrtarizuar përfundimin e bashkëpunimit me dy futbollistë, Redon Raza dhe Fadil Meta.

meta raza

Mesa duket këta dy lojtarë nuk janë në planet e stafit të ri dhe palët kanë ndarë rrugët. Ja njoftimi i klubit për largimin e Metës: “Futboll Klub Vora njofton largimin e lojtarit Fadil Meta. Klubi dhe lojtari kanë shtrënguar duart në fundin e këtij rrugëtimi. Falënderojmë Metën për kontributin e tij dhe i urojmë suksese në të ardhmen e tij”. I njëjti komunikim nga klubi ka qenë edhe për Razën: ”Futboll Klub Vora njofton largimin e lojtarit Redon Raza. Klubi dhe lojtari kanë shtrënguar duart në fundin e këtij rrugëtimi. Falënderojmë Redonin për kontributin e tij dhe i urojmë suksese në të ardhmen e tij”.

META

RAZA

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"