Kombëtarja U-15/ Trajneri Dama publikon listëne 20 emrave të përzgjedhur për miqësoret me Kosovën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 26, 2024 | 11:20

Kombëtarja U-15/ Trajneri Dama publikon listëne 20 emrave të përzgjedhur për miqësoret me Kosovën

Kombëtarja shqiptare U-15 ka nisur grumbullimin në prag të dy sfidave miqësore me Kosovën U-15.

bandicam 2024-05-26 11-18-22-648

Trajneri Armand Dama ka publikuar edhe listën me 20 lojtarët e thirrur. Pjesa më e madhe e tyre vijnë nga kampionati shqiptar, ndërsa disa aktivizohen edhe në kampionatet e huaja me ekipe si Wolfsburg, AEK, Panathinaikos, Frosinone dhe Modena.

Kombëtarja shqiptare U-15 do të përgatitet në Kukës, aty ku do të zhvillohen edhe dy miqësoret me Kosovën U-15.

Takimi i parë miqësor ndaj Kosovës U-15 do të luhet më datë 28 maj në orën 17:00, në stadiumin “Kukës Arena”, ndërsa ndeshja e dytë ndaj Kosovës U-15 do të zhvillohet më datë 30 maj në orën 11:00, po në stadiumin “Kukës Arena”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"