KOMBËTARJA U-19/ Shpallet lista me 20 lojtarët e grumbulluar nga trajneri Ahmataj, kuqezinjtë janë gati për 2 miqësoret me Kosovën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 2, 2024 | 10:50

KOMBËTARJA U-19/ Shpallet lista me 20 lojtarët e grumbulluar nga trajneri Ahmataj, kuqezinjtë janë gati për 2 miqësoret me Kosovën

Shqipëria U-19 do të luajë dy ndeshje miqësore në datat 6 dhe 8 qershor ndaj Kosovës U-19.

bandicam 2024-06-02 10-48-37-279

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se është arritur marrëveshja me Federatën e Futbollit të Kosovës që të dy sfidat të luhen në stadiumin “Egnatia Arena”.

Kuqezinjtë do të nisin që sot grumbullimin për dy sfidat miqësore me Kosovën, në Durrës. Për trajnerin Julian Ahmataj ky do të jetë grumbullimi i parë zyrtar me ekipin Kombëtar U-19.

Tekniku kuqezi ka publikuar edhe listën me emrat e 20 futbollistëve për dy ndeshjet me Kosovën U-19. Tetë lojtarë vijnë nga kampionati shqiptar, ndërsa pjesa tjetër aktivizohen në kampionatet e huaja.

Takimi i parë miqësor ndaj Kosovës U-19 do të luhet më datë 6 qershor në orën 18:00, në stadiumin “Egnatia Arena”, ndërsa ndeshja e dytë ndaj Kosovës U-19 do të zhvillohet më datë 8 qershor në orën 10:00, po në stadiumin “Egnatia Arena”.

Dy ndeshjet miqësore me Kosovën U-19 do të shërbejnë për të vëzhguar e testuar nga afër lojtarët e grumbulluar, teksa fokusi i përgatitjeve është te kualifikues për Kampionatin Europian U-19 “Rumani 2025”.

Në shortin e hedhur në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës, Shqipëria U-19 u pozicionua në Grupin 11 së bashku me Izraelin, Danimarkën dhe Irlandën e Veriut, ndërsa ndeshjet do të luhen në muajin nëntor të këtij viti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"